Droni ‘vjedh’ biçikletën, çiklistët tërbohen (Video)

Një video e pabesueshme e një vjedhje epike të teknologjisë së lartë, me sa duket duke përdorur një dron për të marrë një biçikletë, mund të jetë një paraqitje e shkurtër e të ardhmes së egër të grabitjeve nga robotët.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në Hustopece, në Republikën Çeke, teksa një grup çiklistësh ishin ngjitur në një Kullë Pamjeje, duke i lënë biçikletat e tyre të pambrojtura ndaj “skifterëve” të shpejtë me dronë.

Gjithë grabitja u kap në kamera. Fillimisht çiklistët ndien zhurmën dhe pastaj në panik panë se si pajisja fluturuese erdhi dhe kapi një nga biçikletat.

Në një moment, njëri prej çiklistëve heq kaskën e tij dhe e lëshon drejt dronit. Çiklistët fillojnë të vrapojnë poshtë kullës, ndërsa të pafuqishëm shikojnë sesi vjedhja nga teknologjia po ndodhi pikërisht përpara tyre.

Mediat shkruajnë se edhe pse nuk është kapur në kamera, hajduti me dron në fakt e kishte hedhur biçikletën “disa qindra metra larg” dhe pronari ishte në gjendje ta merrte atë në mënyrë të sigurt.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet