Droni turk «Aksungur» fluturon më shumë se 24 orë me kapacitet të plotë të municioni

Në gjendje të mbajë deri në 750 kg ngarkesë, droni i armatosur «Aksungur» mund të kryejë misione inteligjence, vëzhgimi, zbulimi dhe sulmi në të gjitha kushtet e motit ditën dhe natën.

Droni «Aksungur», i projektuar dhe prodhuar nga kompania turke “Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës” (TUSAŞ), fluturoi për herë të parë për më shumë se një ditë në lartësinë mbi 6.000 metra (20.000 feet, 1 feet = 30,48 cm) me kapacitet të plotë municioni.

Sipas deklaratës së bërë nga TUSAŞ, punimet lidhur me dronin «Aksungur» vazhdojnë pa ndërprerje.

Edhe në një fluturim të mëhershëm «Aksungur» ka qëndruar në ajër për 49 orë dhe dallohet për mundësitë dhe kapacitetet e tjera që ka.

Në gjendje të mbajë deri në 750 kg ngarkesë me një dobishmëri të lartë, «Aksungur» mund të kryejë misione të inteligjencës, vëzhgimit, zbulimit dhe sulmit ditë e natë në të gjitha kushtet e motit.

Gjatë këtij fluturimi provë, droni turk fluturoi për 28 orë me 12 municione tip «MAM-L» të prodhuara nga kompania turke «Roketsan».

Kështu «Aksungur» i mbushi të 6 stacionet me municion dhe realizoi misionin e parë fluturues për më shumë se 1 ditë me 12 raketa tip «MAM-L».

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet