Droni kap imazhe nga krateri “Porta e Ferrit” (Foto)

Një dron ka mundur të kapë momentet interesante nga e ashtuquajtura  “Porta e Ferrit”. Duhet pranuar se imazhet janë fantastike. “Porta e Ferrit”, ndodhet në shkretëtirën e Karakumit, Turkmenistan. Bëhet fjalë për një gropë gjigante sa një fushë futbolli, që digjet pa ndërprerje që nga viti 1971.

Emri “Porta e Ferrit” i është dhënë nga vendasit, duke iu referuar zjarrit, baltës që zihet, dhe flakëve të portokallinjta në kraterin e madh, i cili ka një diametër prej 70 metra.

Kjo hapësirë ishte zbuluar nga inxhinierët sovjetikë në vitin 1971. Fillimisht supozohej të ishte një fushë ku mund të gjendej sasi e madhe e naftës.

Për këtë, inxhinierët kishin vendosur një platformë shpimi dhe një tendë aty afër dhe kishin filluar operacionet rreth vlerësimeve të sasisë së naftës që mund të nxirrej nga aty. Dhe kur në vend të kësaj ata gjetën gaz, platforma e shpimit dhe tenda u futen në një krater dhe u zhdukën.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet