Driton Kuka: Qeveria nuk shihet në sfond, Federatat sportive problemin e njëjtë

Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka ka kritikuar ashpër procesin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Sipas tij Kosova është duke hyrë në vitin Olimpik 2020, e federatat sportive të Kosovës ende kanë probleme për shkak të situatave të tilla politike siç është kjo e krijuar në Kosovë.

Ai në këtë reagim ka listuar sukseset e xhudistëve në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që ka shtuar se ende federatat nuk kanë pranuar fondet për tre mujorin e katërt të këtij viti.

“Xhudo në Evropian gjegjësisht Lojëra Evropiane e vetmja me 3 medalje. Për këtë garë e fitore kishte ceremoni dhe shpërblimet u kryen shumë shpejt. Xhudo në Botërorin në Tokio me 3 medalje tjera prapë e vetmja Federatë Olimpike me medalje në Botërorët e mbajtur sivjet nga federatat Olimpike por kësaj radhe s’ka asnjë lëvizje nga Ministria sipas asaj që medalistëve ju takon me ligj! E ende në pritje për TM4 për federatën tonë e shumë tjera. Kështu po jepni kurajo për sukses eventual në Lojëra Olimpike për ata që janë potencial!? Sinqerisht keq! Ndërkohë lakmia s’po len me u bë Qeveria e re që me padurim po e presim, leni pak lakminë e mendoni pak ma shumë për popull e ndërtim të shtetit! Dhashtë Zoti të ndodh ma shpejt se po i zbehni shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovën tonë”, ka shkruar ndër tjera Kuka.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet