Driton Kuka nis ditën me numërim të medaljeve

Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka ka nisur mëngjesin duke numëruar medaljet e fituara nga xhudistët e tij.

Sipas tij Kosova i ka fituar 7 medalje për 9 vite nga ekipi i tij i xhudos.

Majlinda 4 medalje të arta një të argjendtë, Akili 1 të artë, Distria 1 të argjendtë e 2 të bronzta!

Ja postimi i plotë i tij..

Medalja e djeshme le të jetë si dhuratë për dy ngjarje të reja për Sportin dhe Sportistët që erdhën këtë javë, e para për Ministrin Kujtim Gashi që po bën punë të shkelqyeshme dhe me rritjen e vlerês së Pikëve në Kategorizim po i bën Sportistët Elitar me dinjitet dhe e dyta Komiteti Olimpik i Kosovës me rregullore për përkrahje drejtpërdrejt Sportistëve gjatë ciklit Olimpik, thuhet ndër tjerash në postim e tij./KosovaPress/

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet