Drita udhëton drejt Polonisë, nesër sfida kundër Legias në Ligën e Evropës

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita nga Gjilani, ka udhëtuar gjatë mëngjesit të sotëm drejt Polonisë.

Drita gjatë ditës së nesërme do të luajë përballjen kundër kampionit të këtij vendi, Legia Warshawas.

Ky duel që fillon nga ora 20:30 është i vlefshëm për fazën e tretë të kualifikimeve në Ligën e Evropës.

Deri në këtë fazë, gjilanasit kanë arritur pasi një javë më parë mposhtën Sileksin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet