Drita u shua sot në Varshavë, megjithatë bëri historinë

FC Drita ka bërë një paraqitje solide në Varshavë sonte duke bërë një lojë solide para një gjiganti europian siç është Legia. Legia këtë ndeshje e fitoi në pjesën e parë me dy gola të shënuar, të dy të shënuar paksa edhe nga hutia e Dritës në mbrojtje. Megjithatë, kampioni i Kosovës bëri historinë duke u kualifikuar për herë të parë në rrethin e tretë të Europa Ligës

Drita është eliminuar sonte nga Europa Ligë me rezultat 2-0 nga Legia e Varshavës.

Pjesa e parë filloi me një dominim të vendasve të cilët e kërkonin golin e parë por që Drita arriti që të mbahet mirë.

Goli erdhi pas një pakujdesie të Dritës që la të lirë Pawel Wszolek që shënoi gol me okë duke dalë para mbrojtësve të Dritës.

Kur mendohej që ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat Legia do të shënonte edhe njëherë, kësaj radhe me Tomas Pekhart në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, Drita e përmirësoi lojën dhe disa herë doli përpara por që nuk arriti që ta rrezikojë seriozisht portën e portierit të njohur Antonio Boruc.

Drita ishte e mirë dhe arriti që të mbahet edhe në minutat në vijim por nuk arriti që të kishte ndonjë rast konkret kundër kampionëve të Polonisë, të cilët disa herë ishin afër për të shënuar golin e tretë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet