Driblimi në stilin “Redondo” i Odegaard çmend rrjetin (Video)

Një driblim i Martin Odegaard gjatë fundjavës së kaluar është ndër më të klikuarat në rrjetet sociale. Futbollisti 19-vjeçar, që është në pronësi të Realit të Madridit, por që luan në formë huazimi te Heerenven në Holandë, të kujton më lëvizjen e tij argentinasin Redono, i cili ka shkëlqyer në radhët e “Los Blancos” në periudhën 1994 – 2000. Talenti norvegjez e shmang kundërshtarin e Rodas duke ia kaluar topin poshtë këmbëve me një lehtësi të pabesueshme. Kjo është aesyeja pse Reali shpenzoi një shumë të majme për këtë lojtar që kur ishte 16-vjeç.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet