Drenas, inaugurohet kopshti i rinovuar dhe furnizuar nga TIKA

TIKA ka kryer rinovimin e të gjithë objektit të kopshtit dhe lodrave dhe furnizimin e dhomave të tyre me mobilje si tavolina, karrige, tabela për shkrim, kompjuterë, projektorë dhe shtretër për 97 fëmijët e kopshtit “Ardhmëria”

 Në kopshtin e fëmijëve “Ardhmëria” në Komunën e Drenasit në Kosovë është inauguruar projekti për renovimin dhe furnizimin me inventar të realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

TIKA ka kryer rinovimin e të gjithë objektit të kopshtit dhe lodrave dhe furnizimin e dhomave të tyre me mobilje si tavolina, karrige, tabela për shkrim, kompjuterë, projektorë dhe shtretër për 97 fëmijët e kopshtit “Ardhmëria”. Në këtë kopsht, i cili funksionon që nga viti 1981-82 për fëmijë nga mosha zero deri në gjashtë vjeç, të cilët kalojnë ditën në gjashtë grupe të ndara, përkujdesen 11 edukatore.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj, drejtoresha e Kopshtit, Minire Rama, përfaqësues të tjerë nga kjo komunë, si dhe edukatorët dhe prindër të fëmijëve.

Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, në fjalën e saj në ceremoni e cilësoi inagurimin e kopshtit si një ditë të veçantë, për arsye se ndodhi në javën e 23 Prilit, Festës së Fëmijëve në Turqi.

“Disa ditë më parë në Turqi është shënuar Dita e Sovraniteti Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve, e cila është një ditë ndërkombëtare, pra u është kushtuar gjithë fëmijëve të botës. Jemi në javën ku fëmijët nga 40 shtete, përfshirë edhe ata nga Kosova, kanë qenë në Turqi për ta festuar 23 Prillin në mënyrë madhështore. Është domethënëse sepse po e inaugurojmë këtë kopsht në të cilin po edukohet ardhmëria e vendit, pra fëmijët tanë”, tha Kılıç.

Duke shprehur kënaqësi për fillimin e bashkëpunimit me Komunën e Drenasit, ambasadorja Kılıç theksoi se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën dhe popullin e saj mik me anë të projekteve të tilla që kanë për qëllim zhvillimin e edukimit.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shprehu dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit me TIKA-n, duke theksuar se me investime të tilla komuna e Drenasit mund të ecë në hap me qytetet e tjera, siç është Prishtina.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj ambasadoren e Turqisë, Kıvılcım Kılıç, për një bashkëpunim shumë të mirë. Po ashtu, falënderoj edhe koordinatorin dhe stafin e TIKA-s, e cila po bën një punë të jashtëzakonshme në drejtime të ndryshme në komunën tonë. Në veçanti, e falënderojmë për këtë ndihmë për fëmijët tanë, e cila ka qenë një investim i domosdoshëm, i jashtëzakonshëm për ta”, tha Lladrovci./AA

Në kopshtin e fëmijëve “Ardhmëria” në Komunën e Drenasit në Kosovë është inauguruar projekti për renovimin dhe furnizimin me inventar të realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Në kopshtin e fëmijëve “Ardhmëria” në Komunën e Drenasit në Kosovë është inauguruar projekti për renovimin dhe furnizimin me inventar të realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). foto: ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Në kopshtin e fëmijëve “Ardhmëria” në Komunën e Drenasit në Kosovë është inauguruar projekti për renovimin dhe furnizimin me inventar të realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet