Dren Gashi, djaloshi nga Peja ka një mesazh të fuqishëm për udhëheqësit e vendit

Nga Dren Gashi

“Të dashur miq,

Edhe një herë si vitin e kaluar u zgjodha studenti më i dalluar në drejtimin e inxhinierisë së ndërtimtarisë ndër  100 student të tjerë të këtij fakulteti në Westminster University. Por ky është vetëm fillimi…

Disa ditë më parë më ofruan bursë në një Universitet tjetër në Londër për të vazhduar studimet në inxhinieri Civile. Por ky është prap vetëm fillimi …

Mora oferta pune në Londër dhe pres të tjera gjithandej jashtë Kosovës. Edhe kjo do të jetë vetëm fillimi…

Ajo që po mundohem të them është se Kosova jonë e dashur po humb dita ditës të rinj ambicioz, e që janë çelës i sukseseve të shteteve të zhvilluara perëndimore. Ky është fakt i gjallë, ja unë jam ekzemplar!

E ky nuk është një fillim i mbarë për Kosovën. 10 vite pavarësi, dhe pushteti ka krijuar Çernobil politik. Ka dëbuar në mënyrë pasive të rinj e punëtor në shtete tjera të cilat po rekrutojnë mendjet e reja dhe të ndritura Kosovare.

Të dashur udhëheqës të shtetit,

Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta, Unë dua të kontribuoj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemrën edhe mendjen. Punoni për popullin e shkretë, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karriget e juaja të mallkuara. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun.

Sidoqoftë nëse e lexoni këtë shkrim, ndaluni dhe mendoni, ne kemi një shpresë, ajo është rinia e cila me anë të vullnetit të mirë sjell përparim. Shpërndajeni këtë shkrim dua që ta lexojnë të gjithë ata që i thonë vetës patriot!

Faleminderit familjes për përkrahjen. Faleminderit zotit që më jep shpirt.
Faleminderit Kosovës që një ditë do të jetë vendi më i zhvilluar në Ballkan. ( optimizëm )

Tash po e qkyej një pulë t’Nandosit si vet shpërblim për arritjen time, e rrugës për në shpi do lexoj gorillat që si pamë …

Urime 10 vjetori pak ma herët”


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet