Drejtuesit e institucioneve shkojnë te Veseli, mungon Ahmeti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Ekipit Negociator Fatmir Limaj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për një takim pas samitit të Berlinit.

Veseli ka ftuar drejtuesit e institucioneve të Kosovës për të biseduar për disa çëshjte e në mesin e tyre edhe për dialogun me Serbinë.

Në këtë takim po mungon Shpend Ahmeti që bashkë me Limajn udhëheqin Ekipin Shtetëror për dialog me Serbinë.

Përveç Thaçit, Haradinajt dhe Limajt në takim po marrin pjesë edhe dy zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet