Drake bëhet “meme”, tmerrohet kur Khabib del nga kafazi (Foto)

Përballja e djeshme në UFC mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ishte vërtetë e çmendur, me “ariun” nga Dagestani që e “shpërfytyroi” në 4 raunde irlandezin dhe e “turpëroi” para mijëra fansave të tij që gjendeshin në T-Arena të Las Vegasit.

Por vëmendje më e lartë iu kushtua incidenteve pas duelit, ku Khabib iu vërsul disa anëtarëve të stafit të McGregor, me irlandezin që u godit në kokë nga një anëtar i ekpit të rusit që u ngjit në ‘tetëkëndësh’.

Ndërkohë një foto e Drake, mbështetës i deklaruar i McGregor është duke bërë xhiron e rrjetit, pasi rreperi shihet i tmerruar në momentin që Khabib kërcen jashtë kafazit.

Drake e ka përcjellë duelin nga afër dhe tanimë është shndërruar në ‘meme’ në internet, për shkak të reagimit të tij.

Për t’ia bërë akoma më keq situatën, është kujdesur rivali i tij në muzikë, rreperi Pusha T, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale për ta uruar Nurmagomedovin për fitoren dhe natyrisht për ta ngacmuar Drake.

 

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet