Douglas Costa për Ronaldon: Është si makinë, vjen i pari e largohet i fundit nga stërvitja

Ylli portugez po mahnit shokët e ri të skuadrës, pas transferimit nga Real Madridi te Juventusi.

Që Cristiano Ronaldo është një punëtor i madh dhe një prej lojtarëve më të mirë në histori kjo nuk ka as më të voglin dyshim, por sigurisht këto arritje nuk kanë qenë të lehta për yllin portugez.

Shpesh për stërvitjen e portugezit kanë folur edhe më herët trajnerë e bashkëlojtarë të tij, ndërsa tashmë është radha e lojtarëve të Juventusit ta bëjnë një gjë të tillë.

Braziliani Douglas Costa është ai që ka komentuar ditët e para të Ronaldos në stërvitje me Juventusit, duke thënë se të ndjekësh atë është e pamundur.

“Është e pamundur të ndjekim Cristiano Ronaldon në stërvitje”, ka thënë Costa.

“Kur kemi ardhur në stërvitje, ai ishte tashmë duke u stërvitur, dhe kur u larguam, ai ende po stërvitej. Këtë nuk e kam parë asnjëherë”, theksoi braziliani.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet