Dosje të reja dërgohen në OVL-UÇK, pretendohet se janë dokumente të Speciales

Dosje të reja janë dërguar sot në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

Në një konferencë për media të organizuar sot, nga OVL e UÇK-së kanë thënë se personi që ka sjellë dosjet ka qenë tjetër nga rasti i parë, shkruan lajmi.net.

Madje, ata kanë thënë se kanë tentuar ta ndalojnë personin, mirëpo që nuk kanë arritur.

“ Ne i kemi quajtur Rrufeja 2, sepse ai tipi u ikë si rrufeja në orën 15:30, sepse kemi pas një problem me nja dy kolegë tanë, dhe s’kemi mujt me e kapë me e ditë kush është ai zotnia”, kanë thënë nga OVL.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, para mediave ka treguar dokumentet me të cilat pretendohet se vërtetohen komunikimet mes zyrtarëve të Speciales, me prokurorë e njerëz të “UDB-së” serbe, shkruan lajmi.net.

“Ne kemi deklaruar më herët që Gjykata Speciale bashkëpunon kryesisht me prokurorinë serbe dhe me Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte. Po ua tregoj dy fletë në gjuhën serbe. Milorad Veljoviq është drejtor gjeneral i policisë në Serbi që ka qenë në bashkëpunim me prokurorët e Gjykatës. Ne s’kemi kontrullu, sepse kanë ardhë në 15:30, rrufe në shpejtësi shumë të madhe”, tha ai.

Ndërkaq, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ka pasur mbi 130 komunikime me drejtorin e Policisë serbe, dhe me zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të Millosheviqit.

“Është një absurditet i madh prej një institucioni ndërkombëtar, që të gjithë e kanë votu për ruajtjen e njerëzve. Kjo nuk i përngjanë as gjykatave të xhunglës. Këta e dekonspirun edhe gazetarinë tanë. Krejt çka kam pa është se Clint Ëilliamson ka 57 komunikime me Vukqeviqin. Ka 130 komunikime me drejtorin e Policisë. Pastaj 37 me Dragoljub Stankoviq. Të gjitha këto komunime janë bërë për Drenicë, Jabllanicën, Kleqkën e të tjera. Është kah bashkëpunon drejtpërdrejtë me njerëzit e aparatit të Millosheviqit. Në këtë formë, po i amnestojnë ata dhe po i hetojnë shqiptarët”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet