Dorëhiqen pesë anëtarë të AKA-së, akreditimi në rrezik

Agjencia e Kosovës për Akreditim bordin vendimmarës e ka jofunksional tash e tre javë.

Kjo për shkak se pesë anëtarë të tij u dorëhoqën, kurse katër që mbetën nuk mund të marrin vendime për shkak të mungesës së kuorumit, njofton Klan Kosova.

Kjo situatë është bërë goxha shqetësuese për bartësit e Arsimit të Lartë, që akreditim marrin nga AKA.

E në Agjenci, thonë se punët e rëndësishme u kryen në muajin janar, kur bordi ishte funksional.

Por pavarësisht kësaj, këto situata sipas njohësve të arsimit, dëshmojnë për një model jo të mirë  të agjencisë.

Madje dikush thotë se Kosova kështu po humb poena në sy të organizatave ndërkombëtare që meren me vlerësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Ndërkaq zëvendësministri i Arsimit në largim Xhavit Rexhaj, tha se janë duke punuar intenzivisht që të minimizojnë dëmet nga kjo situatë e krijuar, ndërkohë që tha se janë të kujdesshëm që vendimet e rëndesisë së madhe siç është puna e emërimit të anëtarve të rinj të bordit të mos meren gjatë këtij tranzicioni të qeverive, në mënyrë  që të mos sjellin dëmtime e imponim në qeverinë e re.

Kategoritë
LajmeVendi