Dorëheqjen e Haradinajt, analistët po e vlerësojnë të qëllimshme dhe për përfitime elektorale

Befasisht, Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten në mbledhjen e Qeverisë.

Arsye për këtë, ai tha se është ftesa që ka marrë nga Gjykata Speciale. Mirëpo, mes të tjerash, Haradinaj tha edhe diçka tjetër, raporton KTV.

E kjo nga njohës të politikës, po shihet ndryshe.

Analisti Fisnik Halimi thotë që dorëheqja nga posti i Kryeministrit kishte qëllim përfitimet elektorale.

Halimi, po ashtu ka thënë që nuk ekziston as mundësia për qeveri teknike.

Ndërkaq, sipas njohësit të çështjeve juridike, Dastid Pallaska, vendi mund të shkojë në zgjedhje në vjeshtë.

Për Pallaskën, shqetësues mbetet diskursi politik që pritet të zhvillohet, pikërisht për shkak të arsyes se pse dhe dorëheqje Haradinaj.

Zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt, nuk janë të domosdoshme. Pika 5 e Nenit 95 i Kushtetutës së Kosovës, që rregullon Zgjedhjen e Qeverisë e përcakton dorëheqjen e mundshme të kreut të ekzekutivit.

“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”, thuhet në këtë nen.

Kësisoj, i bie që Presidenti Thaçi të flasë me Veselin, si bartës i listës së koalicionit PAN, si i pari me vota në zgjedhjet e kaluara për mundësinë e formimit të qeverisë pa shkuar në zgjedhje.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet