Dokumentohen urdhrat e Greqisë për rikthimin prapa të refugjatëve në ujërat e saj territoriale

Urdhrat në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare të Greqisë, u zbuluan në shkresat e postës elektronike të marra nga Frontex.

Me dokumentet e Agjencisë së Kufirit dhe Rojës Bregdetare (Frontex) të Bashkimit Evropian dokumentohet se Greqia ka dhënë urdhra zyrtare për të rikthyer prapa në Turqi refugjatët që ndodhen në ujërat e saj territoriale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “EU Observer” me qendër në Bruksel e cila ofron shërbim online, me dokumentet e siguruara nga Frontex vërtetoi se qeveria e Athinës i ka dhënë urdhra Rojës Bregdetare greke që të kthejë prapa (shtyjë) refugjatët drejt ujërave territoriale të Turqisë.

Urdhrat në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare të Greqisë, u zbuluan në shkresat e postës elektronike të marra nga Frontex.

Urdhri për kthimin prapa (shtyrjen) e refugjatëve

Në postën e elektronike të datës 6 mars 2020, një oficer ndërlidhës i Rojës Bregdetare të Greqisë njofton se nga autoritetet ka ardhur urdhri që të shoqërohet kthimi prapa (shtyrja) e refugjatëve në ujërat territoriale të Turqisë.

Ndërsa punonjësi danez i Rojës Bregdetare që ndodhej me detyrë në rajon nuk zbatoi urdhrin dhe situatën ia përcjell eprorëve të tij.

Eprorët danezë kundërshtojnë shtyrjen prapa të refugjatëve nga ujërat greke drejt ujërave territoriale të Turqisë.

Pas kësaj refugjatët dërgohen në portin e ishullit Kos.

Edhe pse drejtori i Frontex-it, Fabrice Leggeri e konsideron si një “keqkuptim” ngjarjen, Parlamenti Evropian ka kërkuar hetim duke tërhequr vëmendjen se ngjarje të ngjashme të kthimit prapa janë kryer shpesh.

Ndërsa zyrtarët grekë, pavarësisht se urdhri është dokumentuar në mënyrë të qartë për kthim prapa në dokumentet e Frontex-it, ata pretendojnë se zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe se pretendimet në fjalë nuk janë të drejta.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet