Dokumenti i DKA-së në Prizren shpërfaq dyshimet e bazuara për korrupsion e nepotizëm!

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren në konkursin e fundit për mësimdhënës, ndër shumë pozita, shpalli edhe vendet për ‘dy mësimdhënës të mësimit klasor’. Kjo më vonë u modifikua, si të ishte fjala dy vende të tjera, njëri për mësimdhënës të historisë e tjetri për pozitën e mësimdhënësit të gjeografisë. Përzgjedhja e mëvonshme vuri në dukje që kandidati që ka fituar 50.01 pikë është anashkaluar, ndërsa ai që ka pasur 46.08 pikë e ka fituar pozitën, kjo pasi që DKA-ja e Prizrenit, i ka ndarë kandidatët në dy grupe, paraprakisht.

Ish drejtori i Arsimit i Prizrenit i larguar nga detyra, i cili bashkë me pesë zyrtarë të tjerë (të cilët vazhdojnë punën), janë duke u hetuar me dyshimet për keqpërdorime të pozitave zyrtare nuk e ka ndryshuar aspak gjendjen në arsimin prizrenas.

Në dokumentin që e ka siguruar Gazetare.com, që realisht do të duhej të botohej në faqen zyrtare të Kuvendit Komunal e nuk është, shihet  çartë, se në DKA-në e Prizrenit edhe drejtori është i pafuqishëm në pranimin e mësimdhënësve të rinj.

Dokumenti shpërfaq çartë dyshimet, se pranimi është jo i rregullt dhe ka manipulime brenda tij. E prekim veç një detaj të përmbajtjes së dokumentit të DKA-së i cili është njoftim për kandidatët që janë pranuar në vendet e punës, ku çartë thuhet  “Në vendet e punës për çka edhe kanë konkurruar”.

konkursi

Nisur nga shpallja e konkursit në shkollën fillore të mesme të ulët “Abdyl Frashëri”, aty fjalë për fjalë thuhet  “dy mësimdhënës për mësim klasor”. Siç e do procesi  kandidatët konkurrojnë dhe dokumentet e tyre mblidhen në një vend, për vendet e punës “mësimdhënës për mësim klasor”. Deri këtu duket gjithçka në rregull, ndonëse edhe në atë grumbull kandidatësh ka dyshime për keqpërdorime, sepse kandidatë me nota të mira mesatare nuk janë ftuar fare.

Në Dokumentin që e ka Gazetaere.com, konkursi  ndahet në dy pjesë, nuk dihet me çfarë baze ligjore . Deri këtu bëhet fjalë vetëm për shkelje të ligjit, por pa u dëmtuar kush nga kandidatët.

Në dokumentin në fjalë në grupin e parë që e ka ndarë komisioni për Arsim i DKA-së në Prizren kandidati fitues i ka 56.01 pikë , ndërsa kandidati i dytë më i mirë i ka 50.01 pikë.

Por notimi i grupit të dytë i nxjerrë në pah dyshimet e bazuara për korrupsion, nepotizëm etj. Kandidati fitues në grupin e dytë ( i ndarë veç komisioni e di si e pse) i ka 46.08 poenë, që i bie 3.93 poena më pak se kandidati i dytë në grupin e parë. Për të njëjtin vend të punës, e përsërisim i shpallur në konkurs si  dy mësimdhënës për mësim klasor.

Krejt në fund logjikisht kandidati i dytë më i mirë në grupin e parë me 50.01 pikë, duhej pranuar sepse del më i mirë se kandidati i grupit të dytë  me 46.08 pikë, në konkursin për vendin e punës për mësim klasor.

Drejtori i ri i Arsimit në Prizren Zahadin Shemsedini thotë se e morri këtë drejtori me një grumbull problemesh, ndërsa i pyetur për rastin konkret, i rrudhi krahët dhe tekstualisht tha “Po edhe Jeta Xhara morri pjesë në testim të kandidatëve. Çfarë të bëjë tjetër unë?”.

Brenda dokumentit të siguruar nga Gazetaere.com shihen edhe anomali të tjera që të lënë të dyshosh se i gjithë konkursi është i manipuluar. /Gazetaere.com/

dokumenti-arsim

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet