Djuric ‘qan hallet’, thotë se sulmet ndaj serbëve dhe pronave të tyre janë të përditshme në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë Metohi e Qeverisë së Serbisë, Marko Djuric ju ankua diplomatëve italianë se Prishtina është e papërgjegjshme dhe sjelljet e saj janë burim destabiliteti në rajon, transmeton Gazeta Metro.

Sipas njoftimi të lëshuar nga Zyra, drejtori Djuric i tha këto deklarata gjatë bisedës me Drejtorin e Përgjithshëm të Çështjeve Politike të Ministrisë së Jashtme të Qeverisë së Italisë, Diego Brasioli dhe Ambasadorin e Italisë në Beograd, Carlo Lo Cascio të cilët i njoftoi për gjendjen e keqe të popullit serb në Kosovë.

Djuric ka shtuar edhe se Prishtina me vendosjen e taksës në produktet serbe dhe me lëvizje të njëanshme këto muaj të fundit ka mbyllur derën e dialogut dhe ka shkatërruar çdo mundësi të vazhdimit të negociatave.

Marko Djuric u ankua edhe për atë se “sulmet ndaj serbëve dhe pronave të tyre në Kosovë janë ndodhi të përditshme dhe se rëndom mungon reagimi dhe dënimi i tyre nga institucionet e përkohshme të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare”.

Marko Djuric shtoi se duhet vazhduar dijalogu mes Beogradit dhe Prishtinës pasi është në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe duhet shtuar përpjekjet që gjendja në teren të normalizohet sa më par. Ai përsëriti si zakonisht se kërkesa fillestare për fillimin e dialogut është heqja e taksës.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet