Djersitje, kollë e thatë dhe lodhje, zbulohet sëmundja që po i terrorizon të gjithë

Mjekët në Skoci kanë zbuluar një sëmundje që po i frikëson të gjithë. Sëmundja është pagëzuar me emrin ‘pneumoni nga jorganët me pupla’.

Askush nuk ka dëgjuar më parë për të, pasi deri më tani është diagnostikuar vetëm tek një burrë. Burri në fjalë kishte tre muaj që vuante nga lodhja kronike dhe gjendje e rënduar e përgjithshme.

Kurse prej disa javësh 43-vjeçari nuk mund të qëndronte as në këmbë. Ai nuk pinte as duhan dhe gjithmonë ishte ushqyer shëndetshëm.

Klinika ‘Aberdeen Royal Infirmary’ në Skoci zbuloi se ai vuante nga inflamacion në mushkëri i shkaktuar nga mbytja prej pluhurit të pendëve që gjendet në mbushjet e jorganëve dhe jastëkëve.

Simptomat janë këto:

– Vështirësi në frymëmarrje

– Djersitje nate

– Kollë e thatë

– Lodhje

Mjekët skocez kanë thënë se mund të ketë shumë njerëz të tjerë vuajnë nga kjo dhe nuk e dinë atë. Për t’u kuruar nga kjo sëmundje është e thjeshtë hiqni jorganët me pupla dhe jastëkët dhe kontrolloni nëse keni myk në shtëpi.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet