Ditë pushimi gjatë menstruacioneve? Ja ku pritet të ndodhë

Kompania indiane e ofrimit të ushqimit Zomato njoftoi të shtunën se do t’u lejojë punonjëseve deri në dhjetë ditë pushim në vit gjatë menstruacioneve, si pjesë e një përpjekjeje për të hequr stigmën nga tyre.

“Nuk duhet të ketë turp apo stigmë rreth ditëve të pushimit për menstruacionet,” tha shefi i Zomat, Deepinder Goyal në një email dërguar stafit të shtunën.

“Ju duhet të ndjeheni të lira që të marrni ditë pushimi,” shtoi ai.

E themeluar në vitin 2008, Zomato është një nga kompanitë më të famshme indiane, me më shumë se 5,000 të punësuar.

Miliona gra dhe vajza në Indi ende përballen me diskriminim për shkak të mungesës së vetëdijës për çështjet menstruale, të cilat Zomato dëshiron t’i ndryshojë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet