Distria Krasniqi e bronztë në Kampionatin Botëror

Distria Kransiqi ka arritur ta fitojë medaljën e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Pas humbjes në gjysmëfinale ndaj japonezës Funa Tonaki, kampione e botës 2017 dhe nënkampione e botës 2018, kategoria – 48 kg, Krasniqi fitoi medaljen e bronztë duke e mposhtur spanjollen Abelenda Martinez me ippon për 30 sekonda.

+Kjo është medalja e parë e Kosovës në Kampionatin botëror në ditën e parë, ndërsa ditëve në vijim do të shohim paraqitjet e Majlindës, Norës, Lorianës e Akilit.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet