Distria Krasniqi e artë në Kinë, fiton finalen e madhe

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur ta fitonte medaljen e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës.

Rrugëtimin në këtë turne, Distria Krasniqi e filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

Xhudistja kosovare e vazhdoi luftën për medaljen e artë duke e mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.

Ndërsa, në finalen e madhe, kosovarja e dëshmoi sërish forcën e vet duke e mposhtur do të xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar, të cilën e mposhti në Golden Score.

Distria Krasniqi kishte fituar të artën edhe në Mastersin e vitit të kaluar, në kategorinë deri 52 kilogramë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreSportVendi

Të ngjajshmet