Disa të dhëna rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Pas një ndeshjeje impresive kundër anglezëve, Kosova u shndërrua në një emër të kërkuar, sipas makinave kërkuese dhe rrjeteve sociale. Komentimet rreth paraqitjes së përfaqësueses sonë, shpërthyen menjëherë, e me këtë u shtua edhe kureshtja për ta njohur më mirë vendin tonë. Kështu, duket ajo është shndërruar në mesin e pesë gjërave më trendi në orët e fundit – shkruan Gazeta e Re.

E ndërsa paraqitja mjaft mbresëlënëse e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, vijon të komentohet edhe sot, vëmendja e qytetarëve të Kosovës është kthyer te zhvillimet aktuale politike. Pas certifikimit të listave të deputetëve, nëpër studiot televizive kanë filluar analizat rreth tyre. Gazetarë, analistë politikë, bashkë me politikanë, po i ballafaqojnë idetë, më pak po i komentojnë programet, më shumë emrat e përfshirë në lista për deputetë, e edhe më shumë po shkëmbejnë akuza.

Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare kësaj radhe, po komentohen si një sfidë e re për demokracinë. Buxhetit të Republikës së Kosovës ato do t’i kushtojnë hiç më pak se 6 milionë euro.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në garën për 120 ulëset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkatësisht në zgjedhjet e 6 tetorit, do të garojnë 1070 kandidatë.

Gjithsej, KQZ, ka certifikuar mbi njëzet subjekte politike. Këtë vit është vetëm një kandidat i pavarur për deputet. (Bëhet fjalë për kandidatin Esmir Kasin).

Nga këto subjekte, disa janë parti politike, e disa iniciativa qytetare, disa janë edhe iniciativa qytetare. Sipas këtyre të dhënave, disa nga subjektet janë parti politike, e disa iniciativa qytetare. Të certifikuarat, sipas KQZ-së janë:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK); Partia Demoratike e Kosovës (PDK); Lëvizja Vetëvendosje (LV); Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDPT); Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK); Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK); Fjala; Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK); Partia e Pavarur Liberale (SLS); Iniciativa Qytetare Gora (GIG); Partia e Re Demokratike (NDS); Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI); Partia Liberale Egjiptiane (PLE); Partia e Serbëve të Kosovës (PKS); Partia e Bashkuar e Goranëve (JGP); Nisma për Gorën (PG); Lista Serbe; Partia e Veprimit Demokratik (SDA); Partia e Re Rome e Kosovës (KNRP); dhe Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK).

Nga disa media është ngritur shqetësimi se, përderisa në Republikën e Kosovës, llogaritet të jenë afro 1.8 milionë banorë, në zgjedhjet e 6 tetorit do të marrin pjesë 1.9 milionë votues. Por sipas zyrtarëve të KQZ-së në këto lista të votuesve, janë përfshirë të gjithë personat me të drejtë vote, të cilët jo domosdoshmërisht jetojnë në Kosovë.

Për zgjedhjet e 6 tetorit, KQZ ka marrë vendim për akreditimin edhe të vëzhguesve, prej të cilëve do të ketë edhe grupe ndërkombëtare. Grupi i parë prej 116 të tillëve, veç është akredituar, ndërsa OJQ-të vendore kanë kohë për të aplikuar për akreditim deri më 27 shtator./Gazetaere.com/

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e Ditës

Të ngjajshmet