Diplomimin e feston me aligatorin gjigand (Foto)

Një studente në kolegj në Amerikë është siguruar që postimet e saj nga ceremonia e diplomimit të jenë vërtet për tu mbajtur mend, pasi me diplomën e saj në dorë ajo ka pozuar me një aligator, rreth 4 metra të gjatë.

Makenzie Noland është studente në Universitetin A & M të Teksasit ku u diplomua të premten me një diplomë në shkencat e kafshëve të egra dhe të peshkimit. Ajo ka bërë praktikën në qendrën e shpëtimit “Beaumont”, e cila është shtëpia e rreth 450 aligatorëve, krokodilëve dhe zvarranikëve të tjerë.

Por është “Big Tex” kafsha që rrëmbeu vëmendjen e vajzës. Bëhet fjalë për një aligator gjigand, me të cilin Makenzie ka zhvilluar një marrëdhënie të veçantë që kur ajo u bashkua me qendrën në maj.

Ajo thotë se ai i përgjigjet emrit që ajo i ka vendosur dhe reagon ndaj sinjaleve të saj me dorë, kur ajo rregullisht hyn në pellgun e tij për ta ushqyer.

“Ai është një nga miqtë e mi më të mirë!”, i tregoi ajo BBC-së.

Makenzie thotë se ajo qindra reagime kanë ardhur për postimet e saj dhe ato janë pëlqyer shumë.

“Nuk e prisja këtë. Unë vetëm sa postova një çift të bukur fotosh në Instagramin tim. Është e pabesueshme”, tha ajo.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet