Diplomacia Infantile Kosovare

Me ndërmjetësimin e ambasadorit të SH.B.A.ve për cështje të Kosovës, z. Ricard Grenell, Republika e Kosovës e përfaqësuar nga kryeministri Abdullah Hoti dhe Republika e Serbisë e përfaqësuar nga presidenti Aleksandër Vuciq , kanë arritur një marrëveshje me të cilën marrëveshje Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin përpara me normalizimin ekonomik.

 

Shkruan : Afrim B. Rada, jurist i dipl.

Në Washington delegacioni Kosovar ka udhëtuar me plot optimizëm se po shkohet vetëm me një qëllim : të nënshkruajë marrëveshjen mbi njohjen reciproke midis dy shteteve, të Reepublikës së Kosovës dhe atij të Sërbisë , e cila marrëveshje  Republikës së Kosovës, do të siguronte ulëse në OKB. Që e gjithë kjo të jetë më bindëse përkujtojmë deklaratën e kryeministrit Hoti i cili tha : Në SH.B.A. po nisemi vetëm me një synim për të nënshkruar marrëveshjen mbi njohjen reciproke midis dy shteteve , e cila marrëveshje do të siguron Republikës së Kosovës ulëse në OKB. Ju siguroj se nuk do të ketë bisedime as teknike as për cështje ekonomike, këtë ju garantoj.

Fillimisht, duhet të themi se ekipi  Kosovar i cili udhëtoi në SH.B.A. kishte një legjitimitet të brishtë. Paraprakisht, jo vetem që nuk arriti të krijoj një konsesus të të gjithë spektrit politik Kosovar, por kishte plasaritje edhe brenda partnerëve të koalicionit dhe një përcarje të thellë brenda subjektit të kryeministrit.

Në anën tjetër , kemi një përfaqësim të Republikës së Sërbisë nga presidenti Aleksander Vucic , që në zgjedhjet e fundit  parlamentare koalicioni i udhëhequr nga Partia Progresiste Sërbe e presidentit Aleksander Vucic siguroi 60.65 % të votave .

Prandaj, që në start , i armatosur me armatim më të sofistikuar që quhet  UNITETI,  delegacioni Serb ishte në avantazh , fatkeqësisht  një element shumë me rëndësi që i mungonte  delegacionit Kosovarë.

Republika e Sërbisë është shumë e vetdijshme për rrethanat e reja të krijuara në Kosovë. Mirëpo me shume sukses eshte duke fituar luftën në rrafshin diplomatik,  nga fakti se pala negociuse Kosovare është e papërgatitur, e përqarë dhe e pa përvojë.

Delegacioni i Sërbise arriti një avantazh shumë të madhe që para fillimit të bisedimeve, kur  arriti të largojë nga teksti i marrëveshjes pikën 10 që parashihte njohjen reciproke të dy shteteve. Me këtë për palën Kosovare gjithqka është dashtë të merrë  fund. Humbi arsyeja e shkuarjes në Washington si dhe humbi qëllimi i takimit. U fundosën shpresat për njohje reciproke që njëherë e përgjithmonë të ndajmë rrugët nga  fqinjët tanë verior të ushqyer me urrejtje patologjike ndaj gjithë popujve autoktonë të Ballkanit.

Dhe jo vetëm kaq.

Në pikën 1 dhe 2 arrihet pajtueshmëri për implementimin e marrëveshjes për autostradën gjegjësisht hekurudhën Prishtinë – Beograd. Parashtrohet pyetja se me këtë cka përfiton Kosova e cka përfiton Sërbia? Kosova nuk fiton asgjë sepse nuk ka cka të eksporton në Sërbi, përveq eurove, kurse Sërbisë i krijohen favore të mëdha dhe lehtësime për bartjen e mallërave në Kosovë . Pas pushtimit absolut të tregut Kosovarë , përmes autostradës të depërtojë edhe në tregun e Shqipërisë.

Ëndrra e kahmotshme e Serbisë për dalje në detin Adriatik bëhet një realitet, ëndërr që ka qenë pjesë e gjitha projekteve famëkeqe të Neqertanijas, Ilija Garashaninit  dhe Vaso Qubrilloviqit.

Me pikën 1 dhe 2 ngushtë është e lidhur pika 5 futja e Kosovës në “ mini – Schengen “, pjese e se ciles jane Serbia, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut. Sillu e pshtillu martesa Kosovë e Sërbi gjithnjë e më shumë forcohet dhe kursesi te vie deri te ckurorëzimi. Është fitore e rradhës, shumë e madhe e Sërbisë në aspektin ekonomik. Serbia nga gjitha shtetet tjera  anëtare është shteti ekonomikisht më i zhvilluar me cka siguron a) treg të gjërë për plasimin e mallërave Sërbe dhe b) vulosë një siguri ekonomike që kurrë më nuk do të ketë taksa të njëanshme e aq më pak masa të reciprocitet.

Një prej karakteristikave më thelbësore të kësaj marrëveshjeje është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të Sërbëve si dhe privilegjet që do të gëzojnë në Republikën e Kosovës mirëpo askund nuk përmenden të drejtat e Shqiptarëve në Republikën e Sërbisë dhe ate jo më shumë por në masë të të drejtave që gëzojnë sërbët në Kosovë.

Ne piken 11 te dy palet zotohen të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare dhe mbrojtjen e vendeve fetare.

Kishat Ortodokse në Kosovë jane objekte fetare të Shqiptarëve Ortodoks. Kishat Ortodokse jane ndertuar nga  shqiptaret ortodoks dhe jane ruajtur nder shekuj nga shqiptaret ( me shumice muslimane, katolike dhe ortodokse) .

Por sa është e gatshme Sërbia për një hap të tillë .Gjatë historisë vetëm djegie, shkatërime dhe rrënime. Sipas udhëpërshkruesit Evlia Celebiut, në Sërbi janë rrënuar disa qindra xhami, mesxhide , teqe, medrese dhe hamame. Të përkujtojmë se vetëm në Beograd janë rrënuar 270 xhami dhe mesxhide kurse në Nish mbi 35 xhami dhe 10 teqe prej të cilave sot nuk ekzistojnë asnjë dhe që të gjitha objekte religjioze të shqiptarëve muslimanë.

Ende i kemi të freskëta shfrenimin sërb ndaj faltoreve Islame që në mënyrë më barbare i rrënuan dhe i dogjën 218 xhami, 4 medrese, materiale të cmueshme arkivore dhe rrënimi me themel i Medresesë së Mehmet Pashes – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Republika e Sërbisë, nëse jo diqka më shumë, së paku të skuqen dhe të shprehin keqardhje për personat e zhdukur, kërkojnë zgjidhje për personat e zhvendosur.                                        Shumica dërmuese e të zhvendosurve sërb janë persona me histori të zezë dhe duar të gjakosura . Vrasës , përdhunues dhe shkatërues. Të larguarit janë të vetdijshëm për veprimet makabre të kryera ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare, për dallim prej bashkëkombasve të tyre të cilët nuk i kanë duart e gjakosura dhe jetojnë në trojet dhe shtëpitë e tyre.    Mirëpo, nëse palët zotohen për zgjidhje për personat e zhvendosur atëherë këtë cështje duhet të shiqojmë më në thelb. Krahas zgjidhjes për popullatën sërbe të Kosovës duhet të bëjmë zgjidhje edhe për popullatën shqiptare të rajonit të Toplicës dhe Sanxhakut të  Nishit  dhe 250.000 shqiptarëve të shpërngulur nga 700 vendbanime në periudhën dhjetor 1877 – janar 1878. Të shpërngulurit kanë qenë ata “ më të fatlumët “ sepse ata që nuk kanë arritur të ikin: gra, femijë dhe pleq janë ekzekutuar.

Duhet gjetur zgjidhje edhe për pronat e shqiptarëve të përzënë me dhunë nga pronat e tyre dhe në ato prona janë vendosur kolonizatorët sërbë dhe malazeze, me ligjin mbi kolonizimin e vitit 1950.

Është për të përshëndetur zotimi për luftimin e terrorizmit . Terrorizmi nuk ka komb, as fe. Si i tillë është i rezikshëm dhe duhet të luftohet ngado që vjen. Me theks të veqant dua të potencojë luftimin e Islamofobisë që është një rezik i madhë për harmoninë dhe tolerancën ndërfetare shekullore tek shqiptarët.

Në pikën 15  të marrëveshjes, Kosova duhet të përmbahet nga një e drejtë shumë fisnike  dhe do të zbatoj moratorium  njëvjeqar për  anëtarësim në organizata ndërkombtare   kurse sërbia do të ndalojë një veprim shumë të shëmtuar dhe poshtërues pra atë të ndalimit të fushatës së cnjohjeve të Republikës së Kosovës shtet të pavarur dhe demokratik. Sikur 21 vite të pasluftës të jenë pak edhe një vjet durim dhe sakrificë, izolim të Kosovarëve.

Prandaj, Kosova nga ky takim kthehet si humbës dhe me një marrëveshje që nuk plotëson zotimet për cka janë nisur për të arritur marrëveshje .                                                                               Pala Kosovare ka humbur një rast shumë të mirë për të korrur një fitore të madhe diplomatike. Të detyrojë palën sërbe për kërkimfalje  dhe pagesën e dëmeve të luftës.

Edhepse jemi shumë vonë me proceset zhvillimore, pa i kryer ne detyrat tona shtëpiake, naivisht shpresojmë se të tjerët do të bëjnë punën tonë, duke harruar se më mirë me duart e huaja, ndërtohet me duart tona.

Proceset zhvillimore ndërtohen me diplomaci.

Diplomacia eshte arti i bisedimeve . Arti është një dhunti , të cilën dhunti nuk mund të ketë gjithkush e aspak jo kjo qeveri në pushtet.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet