“Diplomacia e Kosovës nuk ka punuar si duhet, s’ka pasur vizion dhe s’ka pasur njerëz vizionarë”

Ish kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, vlerësoi se Kosova nuk është treguar e suksesshme në politikën e jashtme.

“Gjithmonë kemi pasur Ministri të Punëve të Jashtme shumë të dobët edhe ministra të jashtëm shumë të dobët. Edhe tani e kemi këtë situatë”.

“Diplomacia e Kosovës nuk ka punuar si duhet, s’ka pasur vizion dhe s’ka pasur njerëz vizionarë”.

Tahiri ka komentuar edhe çështjen e fusnotës, të cilës iu referua si “fluskë”.

“Po të bindeshin pesë vendet që deri më tani nuk na kanë njohur pavarësinë, të na njohin, kjo ‘fluskë’, që e kam quajtur unë, do të shkrihej. Kjo ‘fluskë’ është bërë pikërisht për të mos e bllokuar rrugën evropiane të Kosovës. Si e morëm Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim në BE? Këto pesë vende e votuan këtë marrëveshje në saje të kësaj ‘fluske’”.

Edita Tahiri në Zona B ka deklaruar se diplomacia kosovare ka mundur të jetë shumë më aktive, në veçanti duke lobuar në vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet