”Dinakëria armene”- shkelën armëpushimin por u bënë pishman, ushtria e Azerbejxhanit shkatërron një numër të madh tankesh (Video)

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit deklaroi se Armenia shkeli armëpushimin, transmeton Gazeta e Re

Në takimin e zhvilluar dje me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të të dy vendeve nën ndërmjetësimin e Rusisë dhe që zgjati më shumë se 10 orë, armëpushimi, për të cilin u ra dakord, hyri në fuqi sot në ora 12:00

Në përputhje me ndërmjetësimin dhe kriteret e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, nuk është dhënë asnjë informacion për kohëzgjatjen e armëpushimit, i cili është deklaruar për shkëmbimin e të burgosurve dhe funeralet. Palët po punojnë gjithashtu për parametrat e regjimit të armëpushimit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një dekalratë thekson se përkundër marrëveshjes për shpalljen e armëpushimit sot nga ora 12:00 sipas kohës lokale, ushtria armene tentoi të sulmojë frontin në zonën Agdere-Terter dhe Fuzuli-Jabrayil.

Më tej theksohet se ushtria armene gjithashtu kreu sulme me topa në disa vendbanime civile. Ushtria azerbajxhanase bllokoi me sukses përpjekjen e sulmit dhe iu përgjigj ushtrisë armene./Gazeta e Re

https://www.youtube.com/watch?v=WLvqUIS7omc

Kategoritë
Lajme

Të ngjajshmet