Dimri po afrohet, Haskuka zgjat dorën për familjet me nevojë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vizituar familjet me nevojë që ishin përfitues të projektit “Furnizimi me Material Ndërtimor” nga Zyra për Komunitete dhe Kthim, shkruan Gazeta e Re

Haskuka ka thënë se gjatë qeverisjes së tyre kanë arritur të përmirësojnë kushtet e banimit të më shumë se 400 familjeve dhe është i lumtur që dimri do t’i gjejë këto familje në kushte më të mira

“Jam shumë i lumtur që ky dimër do t’i gjejë këto familje në kushte më të mira të banimit.” tha ai

Po ashtu Haskuka ka thënë se me anë të programeve për furnizim me material ndërtimor, ndërtim dhe meremetim të shtëpive e të kulmeve, do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, për të arritur tek sa më shumë familje që kanë nevojë për mbështetje./Gazetaere

 

Kategoritë
LajmeVendi