Dimitrov: Nuk mund ta ndryshojmë historinë, po mund ta formësojmë të ardhmen

“Kemi investuar në një miqësi me Greqinë bazuar në mirëkuptim dhe respekt reciprok. Ishte një ditë historike dje. Ne nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë dhe historinë, por mund ta formësojmë të ardhmen tonë”, tha Dimitrov.

Maqedonia dhe Greqia kanë investuar në një miqësi të bazuar në mirëkuptim dhe respekt reciprok, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, duke iu referuar marrëveshjes së arritur në çështjen e emrit midis dy vendeve.

Këto komente shefi i diplomacisë maqedonase i bëri duke folur në Konferencën e Komisioneve të Çështjeve Evropiane të Parlamenteve Kombëtare të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Vendeve Kandidate në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

“Kemi investuar në një miqësi me Greqinë bazuar në mirëkuptim dhe respekt reciprok. Ishte një ditë historike dje. Ne nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë dhe historinë, por mund ta formësojmë të ardhmen tonë”, tha Dimitrov duke folur për kontestin 27-vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Dimitrov u shpreh se vendi i tij ka ngelur si një ishull afër shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), duke theksuar nevojën e hapjes së rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Ai tha se nuk insistohet në atë që anëtarësimi të realizohet “nesër”, por duan të kenë akses në procesin e anëtarësimit që, sipas tij, është mjeti më i mirë i reformave.

“Tanimë ne duam ta gjejmë çelësin e kësaj derë, sepse nuk kemi derë tjetër. Shpresoj që pas kësaj dere të mos ketë derë tjetër”, shtoi Dimitrov.

Dje në anën greke të liqenit të Prespës, shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias nënshkruan Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrit dhe për partneritet strategjik, në prani të kryeministrave të të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Sipas marrëveshjes vendi do ta ndryshojë emrin e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB). Të dy kryeministrat e quajtën njëri-tjetrin miq, duke vlerësuar marrëveshjen si një ditë historike./AA

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet