Digjet një veturë në kryeqytet (FOTO)

Një veturë e tipit Golf II, ngjyrë e kuqe është përfshirë nga zjarri në kryeqytet.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, pasi brenda në veturë, në çastin kur ajo ishte përfshirë nga zjarri, nuk ka pasur asnjë individ.

Akoma nuk dihen shkaqet e djegies së veturës.

Fotoreporteri i KosovaPress-it, Jasir Zeqiri, ka realizuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihen ekipi i zjarrfikësve duke shuar zjarrin që kishte përfshirë veturën./KP/

Kategoritë
Lajme

Të ngjajshmet