Diego Simeone: Kjo është skuadra më e fortë në botë!

Në konferencën për shtyp, Simeone është deklaruar i vetëdijshëm për ndeshjen e vështirë që e pret, duke e cilësuar Real Madridin skuadrën më të fortë në botë.

Diego Simeone është paraqitur për konferencë për shtyp për të thënë fjalët e tij për derbin Atletico Madrid – Real Madrid.

Të dy skuadrat e Madridit nesër do të ballafaqohen mes-vete për derbin e javës në Evropë.

Do të jetë hera e parë që Atletico Madrid dhe Real Madrid do të ndeshen në ‘Wanda Metropolitano’, stadiumin e ri të skuadrës së Atleticos.

Në konferencën për shtyp, Simeone është deklaruar i vetëdijshëm për ndeshjen e vështirë që e pret, duke e cilësuar Real Madridin skuadrën më të fortë në botë.

“Ne do të ndeshemi me skuadrën më të fortë në botë”, ka deklaruar fillimisht Simeone.

“Kanë fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, kanë fituar Ligën, në këtë moment janë skuadra më e mirë, që kanë marrë lojtarë të mirë nga skuadra të ndryshme të Spanjës”, ka shtuar ai.

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Real Madridit zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet