Dhjetëra të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit mes trupave të Indisë dhe të Pakistanit

Të paktën 10 civilë dhe pesë nga personeli i sigurisë janë vrarë nga granatimet ndërkufitare mes Indisë dhe Pakistanit, të premten.

Zyrtarët indianë thanë se breshëri gjuajtjesh me armë kanë ndodhur në disa pjesë të Linjës së Kontrollit – kufiri de facto – që filloi pasi trupat indiane prishën një përpjekje infiltrimi nga Pakistani në veri të Kashmirit.

Ushtria pakistaneze në një deklaratë tha se i është përgjigjur sulmeve të ushtrisë indiane, raporton Reuters.

Zyrtarët indianë thanë se gjashtë civilë, tre ushtarë dhe një roje kufiri janë vrarë. Ushtria pakistaneze tha se katër civilë dhe një ushtar i tyre është vrarë.

Të dy palët, India dhe Pakistani kanë pretendime për Kashmirin. Të dyja kanë pjesë të atij rajoni, teksa New Delhi akuzon fqinjin e saj për nxitje të kryengritjes, gjë që e mohon Pakistani.

Trupat indiane dhe pakistaneze zakonisht shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit malor, por bombardimet të premten ishin të forta, sipas zyrtarëve indianë. Të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën se kanë gjuajtur mbi zona me civilë.

Kategoritë
BotaLajme