Dezinformoi për Covid-19, Twitter i bllokon llogarinë djalit të Trump-it

Twitter bllokoi llogarinë e djalit e presidentit amerikan, Donald Trump për 12 orë.

Ky bllokim u bë pasi Donald Trump Junior kishte postuar një video ku diskutohej për përfitimet e Hydroxychloroquine.

Disa, përfshirë Presidentin Trump, kanë sugjeruar që ilaçi funksionon si një masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që tregojnë të kundërtën, raporton Ora News.

Twitter tha se postimi kishte shkelur rregullat e tij të dezinformimit për Covid-19.

“Ne ndërmarrim veprime në përputhje me politikën tonë”, tha Twitter për BBC-në.

Donald Trump Junior, edhe pse nuk mund të bëjë postime për një kohë, ai mund ta shfletojë Twitter-in.

Ky rrjet social tha se ka ndërmarrë të gjitha masat për të luftuar dezinformatat për koronavirusin.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet