Deti Kaspik dhe Deti i Zi

Shkruan: Seyfi Öğün

Jam përpjekur të aludoj edhe më herët se ndërsa po i afrohemi hap pas hapi zgjedhjeve kaotike, politikat hegjemoniste të SHBA-së në nivelin global po funksionojnë si një orë. Përveç operacionit të rrethimit që zhvillon në Paqësor, vëmë re se peshën më të madhe të interesit e ka zhvendosur drejt Rusisë, ashtu sikur dëshiron të përkujtojë Luftën e Ftohtë. Nuk është shumë e vështirë të shohësh se po e realizon këtë duke grumbulluar pikëqendrën e interesit të NATO-s në Evropën Lindore. SHBA-ja, si “fituese” e Luftës së Ftohtë, nuk ka qenë në gjendje të marrë ata që dëshironte as në Detin Kaspik, e as në Detin e Zi… Rusia, e cila mblodhi forcat e saj në periudhën e Putinit përbën pengesën më të madhe për këtë. Megjithëse Kissenger dhe Brzezinsky, si emrat që përfaqësojnë hapjen globale të SHBA-së në nivelin më të lartë, kanë theksuar me këmbëngulje dhe në forma të ndryshme vlerat kritike të Euroazisë, mund të themi lehtësisht se panorama që shohim sot nuk është aspak e kënaqshme. Ata u përpoqën të realizojnë shpime dhe infiltrime mbi Ukrainën dhe Gjeorgjinë, mirëpo nuk arritën sukses. Tentuan të ndërmarrin një veprim të ri mbi Bjellorusinë dhe Estoninë. Ndërsa një tjetër tentativë infiltrimi po ndodh në Kirgizistan…

Nisma e SHBA-së në Detin e Zi dhe në Detin Kaspik, të cilën e realizoi paralelisht me sforcimin në Balltik, dashje pa dashje bie ndesh me nismën në Mesdheun Lindor, për më tepër rritet edhe më shumë duke përfshirë edhe Izraelin. Këmbja ose treshja SHBA-Greqi-Izrael është pikërisht shtylla e kësaj nisme. Ndërsa Turqia përjashtohet në mënyrë të qartë. Baza e re e vendosur në Dedeağaç (Alexandroupolis), bashkë me bazën ekzistente në Kretë, paraqesin pikat kritike të kësaj gjeografie. Ndërsa Qipro është ende një çështje e mbetur pezull. Por nuk duhet të habitemi nëse së afërmi ishulli në fjalë bëhet një qendër e madhe tensioni. Linja e tensionit Azerbajxhan-Armeni, nga ana tjetër, po zhvillohet në rajonin e Levantit, artikuluar me projektin e shtetit kurd (PKK). Ky tension njëkohësisht e rrethon Iranin nga një pikë që nuk dëshiron aspak të shohë, pikërisht nga veriu. Nuk ka dyshim se proceset që do të kryhen për të bashkuar turqizmin e Azerbajxhanit të Veriut me turqizmin e Azerbajxhanit Jugor në Iran do e vënë në pozitë të vështirë Iranin. Unë mendoj se Armenia është në një gjendje të mjeruar. Hyri në një aventurë nën presionin e Diasporës. Kjo ishte një përpjekje për të hequr qafe presionin e Rusisë dhe për t’iu bashkuar rendit global. Një luftë, humbja e së cilës ishte e dukshme, do të ishte çmimi i kësaj. E vetmja rrugëdalje ishte të zgjeronte luftën mbi dyshen Rusi-Turqi dhe të shpëtonte pas një ndërhyrjeje ndërkombëtare. Por nuk ndodhi kështu. Ajo që bënë SHBA-të ishte të ndiznin zjarrin duke nxjerrë Armeninë në plan të parë. Është e sigurt që investimi kryesor i saj ishte në Azerbajxhan. Fakti që lobet hebraike prenë hovin e lobit armen në parlamentet e SHBA-së dhe që Izraeli zuri vend për vete në Azerbajxhan, duhet të konsiderohet si një shenjë e kësaj. Gjithsesi nuk duhet pritur asgjë tjetër në boshtin realpolitik. Asgjë nuk është më e kuptueshme sesa zgjedhja e tyre midis Armenisë së djerrë, të varfër, të mbipopulluar dhe Azerbajxhanit të pasur dhe premtues, i cili ka burime të mëdha, në favor të këtij të fundit. Këtë herë, SHBA-të po përdorin Armeninë për të ndërhyrë në Azerbajxhan së bashku me Izraelin. Në këtë mënyrë, ato hynë mu në mes të Treshes së Astanës (Turqi-Iran-Rusi). Sigurisht që kjo, për Azerbajxhanin dhe Turqinë që e mbështet përzemërsisht atë, po lind një mundësi duke nisur nga shpëtimi i trojeve të mbetura nën pushtim dhe forcimi i ekuacionit “një popull, dy shtete”. Por kur e shohim të gjithë këtë në një plan më afatgjatë, duhet të shohim se ajo që po ndodh mbart potenciale të ndryshëm. Edhe mbështetja e Gjeorgjisë dhe Ukrainës ndaj Azerbajxhanit tregon se ata e kanë vlerësuar mjaft mirë atë që po ndodh, se rritja e ndikimit SHBA-Izrael në Azerbajxhan nënkupton lindjen e një mundësie të re për ta. Le ta themi këtë ashiqare. Sigurisht ne jemi të kënaqur me arritjet e Azerbajxhanit. Çfarë mund të jetë më e bukur se shkëlqimi i yllit të Azerbajxhanit në Kaukaz? Por nuk duhet të injorojmë faktin që ky proces është pjesë e një procesi më të gjerë që do të sjellë SHBA-në dhe Izraelin në Kaukaz.

Padyshim Rusia nuk do të qëndrojë duarlidhur. Gjëja e parë që do të bëjë është të hapë rrugën e rënies së Pashinjanit ose të rrëzojë vetë Armeninë për ta lidhur krejtësisht pas vetes. Së dyti do e kufizojë Azerbajxhanin me ata që ka arritur deri më sot; por do të parandalojë një zgjidhje përfundimtare të çështjes së Karabakut. Është mjaft e qartë se aq sa i shqetëson afrimiteti mes Turqisë dhe Azerbajxhanit, po aq edhe rritja e ndikimit të SHBA-së në Azerbajxhan, gjë e cila duket qartë se do të ndodhë, duhet ta shqetësojë mjaft Rusinë. Tashmë ajo që do të jetë vendimtare e rezultatit do të jetë natyra e politikave që Aliyev do të zhvillojë me Turqinë, SHBA-në dhe Izraelin, e nga ana tjetër politikat që dyshja Erdoğan-Aliyev do të zhvillojnë me Putinin. Nëse çështja rritet dhe vjen deri në atë pikë sa të kalojë në tërësimin Azerbajxhan Jugor-Azerbajxhan Verior dhe si e tillë përfshin edhe Iranin, atëherë duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Po, Irani vendimin më të papeshuar e mori duke mbështetur Armeninë. Ndërkohë kur nëse do të bënte të kundërtën e kësaj, do të merrte një mbështetje të madhe nga popullata turke dhe të lehtësohej. Por në çdo rast duhet të mendojmë jo dy herë, por dy mijë herë se sa është në favor të Turqisë dobësimi i Rusisë më shumë se sa duhet dhe copëtimi i Iranit.

Diçka duhet ta dallojmë shumë qartë: Politikat që do të zhvillohen mes Turqisë-Rusisë-Iranit janë garancia e vetme që do të kufizojnë lëvizjen e fushës bilaterale SHBA-Izrael. Përsëri le të theksojmë se SHBA e sheh mjaft qartë këtë. Ushqehet nga situatat që krijojnë problematikë mes këtyre tre shteteve në Libi dhe në Siri. Jam i mendimit se dëshirojnë të shtojnë edhe Kaukazinë me këta zona problematike. Duhet të jemi të kujdesshëm. Këta janë ditë në të cilat duhet të qëndrojmë larg trimërisë dhe ndjeshmërisë…

 

@ Përshtati në shpip: Frekuenca.net


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet