Dështoi të formojë qeverinë, Netanyahu e qon vendin në zgjedhje të parakohshme

Parlamenti i Izraelit (Knesset) vendosi të mbahen zgjedhje të parakohëshme më 17 shtator, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu dështoi të formojë një qeveri koalicioni.

Sipas ligjit izraelit, Netanyahu, i cili kryeson Partinë Likud, kishte afat deri në mesnatë të mërkurën për të formuar një koalicion, raporton AA.

Ligjvënësit miratuan shpërbërjen e Knessetit në një votim me 74 vota pro dhe 45 kundër.

Zgjedhjet e shtatorit do të jenë të dytat në vitin 2019.

Netanyahu fitoi një mandat rekord të pestë në zgjedhjet e muajit prill, pasi partia e tij arriti të sigurojë 36 vende në Knesset.

Ai akuzoi kreun e partisë nacionaliste të djathtë Yisrael Beiteinu, njëherësh ish-ministër i mbrojtjes, Avigdor Lieberman, për çorientim të votuesve dhe zvarritje të vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Ai ishte shkaktar i zgjedhjeve të parakohshme edhe më parë, vetëm për shkak se dëshiron pak më shumë vota, të cilat ai nuk do t’i marrë”, tha Netanyahu para gazetarëve.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet