Deschamps trajner i Francës deri në Kampionatin Botëror të Katarit

Deschamps, i cili përfaqësuesen e Francës në futboll e çoi deri te titulli i Kampionatit Botëror në Rusi në vitin 2018, vazhdoi kontratën me Federatën e Futbollit të Francës deri në vitin 2022.

Didier Deschamps do të mbetet trajner i reprezentacionit të Francës deri në fund të Kampionatit Botëror në Katar në vitin 2022.

Deschamps, i cili përfaqësuesen e Francës në futboll e çoi deri te titulli i Kampionatit Botëror në Rusi në vitin 2018, vazhdoi kontratën me Federatën e Futbollit të Francës deri në vitin 2022.

51-vjeçari Deschamps, ish-kapiten i reprezentacionit me të cilin si lojtar fitoi titullin e kampionit në vitin 1998, mori timonin e kombëtares në pranverën e vitit 2012 kur nënshkroi kontratë deri në fund të Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Para marrjen së reprezentacionit të Francëz ka udhëhequr klubet Monaco, Juventus dhe Marseille.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet