Deri sa në Kosovë policëve iu ndalohet kryerja e riteve fetare, në Suedi policët obligohen që të vizitojnë xhamitë

Oficerët e policisë në Stokholm shënuan Ditën e Policisë në xhaminë Fittja Ulu, e cila vepron pranë Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet).

Në orët e mëngjesit në oborrin e xhamisë mbërritën policët, të cilët ua prezantuan qytetarëve automjetet e policisë, raporton AA.

Pas hutbes, pas namazit të xhumasë, të pranishmëve iu drejtua Erik Akerlund, shefi i policisë Botkyrka.

Ai tha se bëjnë gjithçka që është në duart e tyre, ashtu që qytetarët të jenë të sigurtë. Ai kërkoi që të aplikojnë tek agjencitë e policisë nëse kanë ndonjë nevojë apo problem.

Akerlund tha se kanë bashkëpunim të mirë me administratën e xhamisë.

“Xhamia na ndihmon të parandalojmë shumë probleme sociale. Në këtë mënyrë ne i drejtohemi publikut dhe i informojmë se po punojmë së bashku për të parandaluar që të rinjtë të hyjnë në ujërat e krimit”, tha Akerlund.

Ai nënvizoi se ekzistojnë marrëdhënie të mira ndërmjet muslimanëve dhe policisë. Ai tha se do të bëjnë organizime të tilla çdo vit, duke u përpjekur t’u tregojnë muslimanëve të asaj zone se janë pranë tyre.

Ndërkohë disa pjesëtar e policisë Suedeze të cilët takojnë fesë islame kanë kryet ritet e tyre fetare.

Në anën tjetër, Ismail Okur, kryetar i Shoqatës së xhamisë Fittja Ulu, konfirmoi se për shumë vite kishin marrëdhënie të mira me policinë.

Ai shprehu kënaqësinë me faktin se për 10 vite shënojnë Ditën e Policisë në xhami.

“Unë jetoj këtu për 46 vjet, kemi marrëdhënie të mira me policinë suedeze, zgjidhim problemet së bashku”, tha Okur.

Policia e Suedisë Ditën e saj e shënon në xhami http://v.aa.com.tr/1406742

Policia e Suedisë Ditën e saj e shënon në xhami http://v.aa.com.tr/1406742

Publiée par Anadolu Agency Shqip sur Vendredi 1 mars 2019

Ndryshe, drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, para disa muaj ka marrë vendim e cila ka ndaluar faljen e namazit nga pjesëtarët e policie për të cilën ka deklaruar se një gjë e tillë paraqet pengesë në punën e tyre.

Përderisa drejtori thotë se kjo ndikon në punë, nga Bashkësia Islame e Kosovës ky vendim është konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut.

Këto gjëra janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, me norma të legjislaturës së Kosovës, çka është e lejueshme, ne do të kërkojmë të aplikohet, çka është e ndaluar me ligj dhe me rregullore atëherë nuk do të përzihemi dhe i respektojmë të gjitha këto, shtetin, ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e vendit. Unë personalisht nuk e pranoj këtë, kjo është shkelje direket e drejtave të njeriut, ne si institucion do të reagojmë për shkak se nuk i pranojmë dhe është shkelje e drejtave të njeriut dhe poashtu shkelje e Kushtetutës.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet