Dërguti: Ende pa nisur fushata jam vërshuar nga kërkesat për miqësi nga llogari ‘fake’

Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, po thotë se ende pa filluar mirë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit, profili i saj është vërshuar nga kërkesa për miqësi nga llogari të rrejshme në ‘facebook’.

Dërguti ka aluduar se këto profile të rrejshme janë hapur nga partitë politike në shërbim të fushatës nëpër rrjete sociale.

“Ende pa ia nis fushata, vërshuan kërkesat për miqësi prej profileve të rrejshme. Partitë i paskan dhez motorat”, ka shkruar Dërguti në profilin e saj zyrtar.

Fushata zgjedhore do të fillojë nga data 3 shkurt dhe zgjat 9 ditë.

“Sekretariati ka bërë punën më të mirë të mundshme që me i gjet aktivitete e mundshme. Faza e certifikimit të partive politike fillon nesër dhe përfundon me 21 janar. Prej të cilave llogaritet edhe periudha e shqyrtimit të kandidatëve  me Këshillin Gjyqësor, AKI’në, MPB’në, MPJ’në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Poashtu tërheqja e shortit për vendvotimet ka me qenë me një shkurt. Aprovimi i fletëvotimit me 2 shkurt. Fushata fillon prej datës 3 shkurt deri më 12 shkurt”, ka thënë ai

Kategoritë
LajmeVendi