Derbi turk përfundon pa fitues

Derbi turk në mes të Fenerbahces dhe Besiktasit ka përfunduar pa fitues, me rezultat të barabartë 1-1. Për Fenerbahcen ka shënuar Andre Ayew në minutën e 71’të, kurse për Besiktas, ish sulmuesi i Liverpoolit, Ryan Babel

Ka përfunduar njëri prej dërbive më të zjarrtë në Europë, në mes të dy skuadrave turke, Fenerbahces dhe Besiktasit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Besiktasin të cilët edhe kaluan të parët në epërsi me Ryan Babel në minutën e 40’të te ndeshjes.

Por, në pjesën e dytë Fenerbahce sulmoi më shumë dhe arriti që të barazonte rezultatin në minutën e 71’të.

Ishte Andreë Ayew që shënoi për ta barazuar rezultatin në minutën e 71’të.

Me këtë barazim Fenerbahce ka vazhduar ecurinë negative këtë sezon dhe gjendet në vendin e 13 më vetëm 7 pikë, derisa Besiktas është në vendin e 4 më vetëm 11 pikë, por ka vetëm dy pikë më pak se lideri Istanbul Basaksehir më 13 pikë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet