Deputetja e Bundestagut me origjinë kurde Dagdelen, që vjen nga radhët e PKK-së-ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kosovës dhe UÇK-së

Deputetja gjermane me origjinë kurde, e partisë së ekstremit të majtë, njëherësh përfaqësuese e PKK-së në Gjermani Sevim Dagdelen, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kosovës dhe -së, në seancën e Bundestagut gjerman kur diskutohej zgjatja edhe për një vit e mandatit të trupave gjermane në KFOR, transmeton Kosova Post.

Ajo e ka kundërshtuar dërgimin e trupave gjermane jashtë vendit, duke i bërë thirrje parlamentit që të kthejë Gjermaninë te politika neutrale dhe paqësore.

Sevim Dagdelen ka thanë se Bundeswehr-i gjerman ka qenë për 16 vjet në Kosovë, e sipas saj, nuk ka arritur asnjë asnjë nga objektivat që ka pasur.

Deputetja me origjinë kurdë ka sulmuar ashpër UÇK-në dhe ish-liderët e saj që tash drejtojnë qeverinë e Kosovës, të cilët, sipas saj, kanë lidhje me sulmet e fundit “terroriste” në Maqedoni dhe vendet fqinje.

Më tej, deputetja gjermane (kurde) ka pyetur se si është e mundur që para syve të ushtrisë gjermane dhe trupave të tjera të NATO-s, Kosova të bëhet ndër rajonet prej nga më së shumti dalin ekstremistë islamikë për ISIS në Irak e Siri.

Fjalimi i saj, u ndërpre nga duartrokitjet e deputetëve të majtë në Bundestag, por edhe nga kundërshtimet e një deputeti. Ajo ka vazhduar më tej me deklarimet se Kosova është kthyer në një strehë të varfërisë të Europës. “Njerëzit atje, po e kundërshtojnë sistemin thellësisht të korruptuar”, tha ajo.

Sevim Dagdelen ka shkuar edhe më tej, mes kundërshtimit të një deputeti nga SPD, ajo ka cituar deklaratën, që sipas saj ka bërë ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, njiherit deputet i SPD, se bombardimi i Jugosllavisë ishte i paligjshëm nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar.

Në faqen e saj zyrtare, botohet i plotë fjalimi i deputetes së ekstremit të majtë me origjinë kurde, Sevim Dagdelen.

Ajo është deputete e partisë së majtë “Die Linke”, e cila ka 64 ulëse në Bundestag‘un gjerman me 631 deputetë.

Kategoritë
BotaLajme