Deputeti thotë se kanë vdekur 5 pacientë nga Covid-19, spitali i përgjigjet duke thënë se ky lajm nuk është i vërtetë

Spitali i Gjakovës përmes një komunikate për media i ka quajtur të pavërteta pohimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha, se brenda dy orëve nga COVID-19 kanë vdekur pesë pacientë.

“Kërkojmë që të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kanë vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo pacientë që vdesin shtëpi, mirëpo familjaret i lënë kufomat në morg deri në ditën e varrimit”, thuhet në reagim.

Deputeti Batisha më herët në një postim në Facebook kishte alarmuar se pesë vdekje nga COVID-19 janë shënuar brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës.

“Situata është jashtë çdo kontrolli! Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet