Deputeti i PDK-së tregon sesi të zgjidhet problemi i pritjeve të gjata të pacientëve me Covid

Deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha ka shpalosur disa mënyra sesi të menaxhohet tollovit në Qendrat e mjekësisë familjare që po shkaktojnë pritje të gjata te qytetarët, përcjell Ekonomia Online.

Hoxha tha se kjo krijohet si pasojë e keq menaxhimit i institucioneve shëndetësore dhe mos koordinimi i institucioneve qendrore dhe lokale.

Është për keqardhje të shikosh radhët e gjata duke pritur qytetaret e Republikës së Kosovës në moshë të shtyer në Qendrat e mjekësisë familjare për marrjen e vaksinave për të fituar imunitet nga gripi sezonal. Këto tollovi qe po i shkaktojnë institucionet shëndetësore me vetëdije po rrezikojnë jetën e shtresës me të ndjeshme të shoqërisë, sidomos atyre qe janë me të atakuarit nga Covid-19″

Kjo tregon dështimin dhe mos koordinimin e institucioneve qendrore dhe lokale edhe përkundër prezencës së Covid-19 në vendin tonë.
Kjo çështje mund të zgjidhet shumë lehtë si psh:
Ministria e punës dhe mirëqenies sociale e ka regjistrin e të pensionuarve për secilën komunë, ka nr kontaktues ose të vet personit, ose të përcjellësit te të moshuarit.
Të koordinohen institucionet MPMS – Komunë – QKMF,
Të behet një agjendë dhe një renditje bazuar në kapacitetet e QKMF -së
Të thirret secili i pensionuar veç e veç me termin të caktuar deri në përfundimin e gjithë procesit të vaksinimit.
Vetëm me angazhim serioz dhe menaxhim profesional mund të zgjidhen problemet në mënyrë qe mos të krijohen tollovi dhe të mbrohet shëndeti i qytetareve

Kategoritë
LajmeVendi