Deputeti i Kuvendit të Serbisë uron kryerësit e gjenocidit në Srebrenicë

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, njëherësh anëtar i Partisë Serbia Përparimtare, Vlladimir Gjukanoviq, në ditën kur në Bosnjë po përkujtohen rreth 8 mijë civilë – gra, fëmijë e pleq boshnjakë të masakruar nga forcat ushtarake serbe, masakra më e madhe pas luftës së Dytë Botërore e shënuar në Europë, ai i është drejtuar popullit serb dhe gjeneralit Mlladiq që udhëhoqi këtë krim me urime për “ditën e çlirimit të Srebrenicës”.

“Popullit serb dëshiroj t’ia uroj ditën e çlirimit të Srebrenicës. Falemnderit gjeneralit Ratko Mlladiq për zhvillimin e operacionit brilant ushtarak Krivaja 95”.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet