Denzel Washington rikthehet në ekranin e madh me filmin “Equalizer 2”

Filmi “Equalizer” i vitit 2014 solli në skenën kinematografike aktorin e famshëm, Denzel Washington, në rolin kryesor si spiuni i dalë në pension, Robert McCall, që u rikthye në punë për t’u hakmarrë ndaj një armiku.

Ky film pati një sukses të padiskutueshëm, ku fitoi mbi 192 milionë dollar në mbarë botën, kundrejt buxhetit të tij prej 73 milionë dollarësh.

Tashmë, një seri e dytë e këtij filmi, “Equalizer 2”, do të dalë shumë shpejt në sallat e kinemave për të rikthyer Denzelin në rolin kryesor.

Këtë herë, shoqja dhe ish-bashkëpunëtorja, Susan Plummer (Melissa Leo), vritet nga kriminelë të trajnuar nga CIA dhe kur kjo ndodh, McCall thotë se “unë do të vras çdonjërin prej tyre dhe zhgënjimi i vetëm është se nuk mund ta bëj një herë”.

Filmi përfaqëson ekipin e katërt të Washingtonit dhe regjisorit Antoine Fuqua, i cili gjithashtu bëri “Equalizer” e parë, si dhe fituesin e çmimeve Oscar në vitin 2001, “Training Day” dhe të vitit 2016, “The Magnificent Seven”.

“Equalizer 2” do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave më 20 korrik, ndërkohë traileri i ri sapo ka dalë, të cilin mund ta shikoni mëposhtë.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet