Dënim me burgim, me të holla dhe konfiskim për mashtrimin komunën e Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve Kujtim Bucaliut dhe HIB Petrol Sh.P.K për shkak të veprave penale Mashtrimi dhe Mashtrimi i blerësve.

I akuzuari K.B është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë euro), të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari “H.P” person juridik me përfaqësues SH.H, (Shkëlzen Hetaj) është dënuar me dënim unik me gjobë në shumë prej 30.000€ (tridhjetë mijë euro), të cilën shumë është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 dite, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Të akuzuarit “H.P” SH.P.K, i konfiskohet Autoboti Cisterna-dizell e bardhë, me numër të regjistrimit 05-622–CO, me numër identifikues ËMAF022V96M190623, pronë e Kompanisë “H.P” SH.P.K, i cili është rezultat i veprës penale.

E dëmtuara komuna e Prishtinës, udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest të rregullt civilo – juridik.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet