Demokracia s’është mollë që hahet

Tek ne mund të thjeshtësohet se: ” 51% e votuesve merr ” në qafë” fatin e 49% të votuesve të tjerë”! Demokracia s’është mollë që hahet. Fituesit në demokraci kanë obligim të argumentojnë premtimet, të realizojnë së paku 51% të projekteve të tyre, kurse humbësit në demokraci duhet të kërkojnë përgjigje për 49% të tyre.

Shkruan: Mirishahe Limani – Hiler

Demokracia s’është mollë. Humbjet në demokraci janë rezultat i qasjes së komunikimit dhe definimit të projekteve afatgjata në një shtet në të cilin po ashtu cilësohen edhe fitoret e saj. Përderisa në shoqërinë kosovare, veçmas tek udhëheqësit politik që synojnë udhëheqjen e shtetit, egoja personale, inatet, hakmarrjet dhe lakmitë për t’u identifikuar në një post shtetëror janë prezente, ne duhet ta kuptojmë se ” zhurmën” që bëjmë prapa ” perdeve të rëna” nuk është zhurmë që pengon aktorët që tanimë kanë kryer aktin e parë të shfaqjes së tyre.

Fakti se ne jemi të pakënaqur me veten tonë nuk është fakt që “paralizon” demokracinë. Prej lindjes së saj ajo është e tillë. Tek ne mund të thjeshtësohet se: ” 51% e votuesve merr ” në qafë” fatin e 49% të votuesve të tjerë”! Demokracia s’është mollë që hahet. Fituesit në demokraci kanë obligim të argumentojnë premtimet, të realizojnë së paku 51% të projekteve të tyre, kurse humbësit në demokraci duhet të kërkojnë përgjigje për 49% të tyre. Ata të ” heshtur”, në veten e tyre duhet të pyesin: ku gabova, ç’më mbetet të bëjë që të bëhemi ata qe duam? Paraprakisht, pas zgjedhjeve në demokraci nuk ka humbës e fitues, ka punë dhe rezultat !

Aty ku nuk punohet kërkohet llogari

Para se t’i qaseni paragjykimeve, pranojeni njeri-tjetrin ashtu siç jeni! Pasi ta kaloni këtë hap, mësohuni të mos skuqeni por thoni ” jo” asaj që nuk ju bene ndere, nuk ju jep emër! Mësohuni me demokracinë sepse t’jemi të bindur sepse ajo nuk mësohet me ne! Ajo, patjetër, ju siguron shume liri, por veprimet tona në të janë të përkufizuara! Në demokraci ndëshkohen ” fjalët e thata”, ajo shpërblen vetëm ” veprimet” tona konform rregullave të saj. Andaj Kosova ime, urime qeveria e re! Më në fund, sido që të jesh, unë nuk e luhatë besimin që kam në ty. Qeveritë vijnë e shkojnë por t’i do të mbetesh dhe për këtë askush s’mund të ma ndryshoj bindjen për ty! Të dëshiroj të marrësh një rrugë të mbarë!

 

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet