Dembele jashtë fushe për 6 muaj

Lojtari i kombëtares së Francës, Dembele ishte në proces të rikuperimit të plotë nga një dëmtim i kofshës kur u dëmtua përsëri në stërvitje javën e kaluar.

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, do të jetë jashtë fushave të gjelbërta për gjashtë muaj pas operacionit të ligamenteve të gjurit, njoftuan nga klubi katalonjas.

Futbollisti i kombëtares së Francës ishte në proces të rikuperimit të plotë nga një dëmtim i kofshës kur u dëmtua përsëri në stërvitje javën e kaluar. Që nga mbërritja në Barcelonë në verën e vitit 2017, Dembele ka pasur një sërë dëmtimesh që e ndanë atë nga fusha për një periudhë të gjatë.

Këtë sezon ai ka regjistruar gjithsej nëntë paraqitje në fanellën e “Barçës”. Që nga arritja në klubin e Camp Nou për shkak të lëndimeve ka munguar madje në 63 ndeshje në të gjitha garat.

Dembele mbërriti në Barcelonë nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro. Përveç dy klubeve të përmendura, ai luajti edhe për Rennes. Ai në fanellën e ekipit kombëtar francez ka luajtur në 21 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet