Demaskohet dinakëria e shkollave të FETO-s në Kosovë

Para ca ditësh, nëpër mediat e Kosovës janë shpërndarë disa informacione në lidhje me një garë olimpike, të quajtur ‘GENIUS 2017’. Sipas lajmeve,  nxënësit e shkollave të FETO-s në Kosovë janë shpërblyer me vendin e parë në këto gara. Por, askush nuk e dinte se për çka është kjo olimpiadë dhe nga kush ishin dhënë shpërblimet.

Çka është olimpiada ndërkombëtare  ‘GENIUS 2017’ dhe nga kush po organizohet?

ODATV, kanali që bën transmetim në Turqi ka bërë një hulumtim rreth kësaj çështjeje misteroze dhe më pas këtë hulumtim ka shndërruar në lajm.

Sipas ODATV, pas olimpiadës ndërkombëtare ‘GENIUS 2017’ qëndron fondacioni ‘TERRA FOUNDATION’, i cili është një prej shumë fondacioneve të FETO-s në ShBA.

Ky fondacion përgjatë viteve 2012-2015 ishte sponsori gjeneral i kësaj olimpiade. Gjithashtu organziatori i kësaj gare Fehmi Damkaci është Kryetar i Komitetit të Akademisë Gyleniste ‘SyracusAcademy’, njëkohësisht aktiv edhe tek shkollat Pioneer Charter School of Science, Turkish Cultural Center of Syracuse.

Pra, shkollat e FETO-s kanë shpërndarë çmime për institucionet që ata vetë i kanë themeluar duke reklamuar se nxënësit e diplomuar nga shkollat e tyre dalin të kualifikuar me aftësi të larta. Por, e vetmja gjë që e bëjnë është shpërndarja e çmimeve nga institucionet e veta tek nxënësit e vet.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet