Del në shitje shtëpia e adhuruesit të djallit (Foto)

Një shtëpi, e cila shumë kohë më parë kishte qenë pronë e një njeriu nga Suffolk, i cili ishte varur për shkak të akuzave se merrej me shtrigëri, ka dalë në shitje.

Prona në Peabody, Massachusetts, tash ka dalë në shitje për 600 mijë dollarë, por ajo është e frikshme, pasi pronari i saj John Proctor, ishte viktimë e gjyqeve për shtrigëri të Salemit.

Shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1638, kur ishte pjesë e Salemit, transmeton kp

John ishte dënuar dhe varur nën akuzat për shtrigëri në vitin 1692, pasi kishte detyruar me forcë një ish-shërbëtor për të prekur ‘Librin e djallit’.

Ngjarja kishte inspiruar Arthur Miller për filmin me të njëjtin emër, në vitin 1996.

Shtëpia ka gjashtë dhoma gjumi dhe agjenti i shitjes Joe Cipoletta, nga kompania J. Barrett and Co., thotë se është një shembull i madh i historisë amerikane dhe asaj të kolonizimit. Ajo posedon edhe kuzhinën dhe dhomën e madhe të ditës, ku mund të mbahen ahengje të mëdha.

Shtëpia e John Proctor kishte qenë pronë e një familje për tri dekada, por pas vdekjes së pronarit më 8 tetor të këtij viti në moshën 90-vjeçare, ajo tash ka dalë në shitje.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet